Lajme
Putin: Rusia qëndron në mbrojtje të sovranitetit të Serbisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska qëndron për ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.
Deklaratën Putin e dha gjatë ceremonisë së dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja.
Udhëheqësi rus iu referua Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke premtuar se do t’u sigurojë ndihmë miqve serbë në mbrojtjen e pavarësisë, si dhe të integritetit territorial dhe interesave shtetërore të vendit.
Ai njoftoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit me Serbinë.
“Në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë në ruajtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të saj”, tha Putin./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët










