Lajme
Nëse Putini do të udhëtonte në Gjermani, do të arrestohej
Zyrtarët gjermanë e kanë bërë të qartë se synojnë të zbatojnë një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për presidentin rus Vladimir Putin nëse paraqitet mundësia. Të mërkurën, kryediplomati i Berlinit në Ukrainë u bë figura më e fundit gjermane që ka folur rreth një vendimi të ICC-së, i cili u lëshua javën e kaluar lidhur me transferimin e detyruar nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas në territorin rus që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Moskës shkurtin e kaluar.
“Nëse Putini shfaqet në territorin gjerman, ai do të arrestohet me siguri”, citohet të ketë thënë Anka Feldhusen para gazetarëve në një konferencë të mërkurën.
“Kjo është konfirmuar dje nga ministri i Drejtësisë i Gjermanisë”, shtoi ajo.
Kancelari Olaf Scholz ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për urdhrin, duke u thënë gazetarëve gjatë vizitës së javës së kaluar në Japoni: “Askush nuk është mbi ligjin”.
Ndryshe, urdhri i ICC-së shkaktoi zemërim në Moskë, me ish-presidentin Dmitry Medvedev – i cili është bërë një nga përkrahësit më të zhurmshëm të zgjerimit të luftës kundër Ukrainës – madje duke kërcënuar me sulme me raketa ndaj ICC-së.
Presidenti rus nuk ka gjasa të arrestohet së shpejti. Por vendimi i ICC-së është interpretuar si një sinjal për liderët politikë dhe ushtarakë rusë – si dhe trupat e vijës së parë – se Gjykata Ndërkombëtare është e angazhuar të ndëshkojë ata që janë të përfshirë në mizoritë e vazhdueshme në Ukrainë./dw
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










