Kosova

PZAP-i refuzon kërkesën e VV-së për numërimin e votave nga diaspora

PZAP ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës

Është bërë e ditur se Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove të fletëvotimeve të mërgatës.

Kjo për shkak se PZAP e konsideron si të pabazuar kërkesën e LVV-së për numërimin e pakove të mbetura nga diaspora, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të PZAP-it:

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 03.11.2019, ka shqyrtuar apelin: Anr.381/2019, i datës 02.11.2019, i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar nga PZAP-i qe të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për verifikim dhe numërim të 1806 (një mijë e tetëqind e gjashtë), pako me fletëvotime, të dorëzuar në post nga qytetarët (votuesit) jashtë vendit, brenda afatit ligjor te publikuar nga KQZ, dhe apelin Anr. 382/2019 i datës 02.11.2019, i paraqitur nga Organizata “GREMIN”, me të cilën ka kërkuar që në bazë të aktgjykimeve të A.A.UZH.nr.20/2019 dhe A.A.UZH.nr.19/2019, të Gjykatës Supreme, të ndërmarr veprime konkrete dhe të urdhërojë Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), për të numëruar 1806 (një mijë e tetëqind e gjashtë), pako të mbetura me fletëvotime të ardhura përmes postës.

PZAP ka marr vendim që të refuzohet i pabazuar apeli Anr.381/2019, i datës 02.11.2019 i paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje,. Ndërsa është hedhur i palejuar apeli Anr. 382/2019 e datës 02.11.2019 e paraqitur nga Organizata “GREMIN”, përcjell albinfo.ch.