Lajme
PZAP refuzon dy ankesa të Vetëvendosjes për numërim të votave nga diaspora
Është bërë e ditur se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për pranimin dhe klasifikimin e 9748 pakove të supozuara me fletëvotime, të ardhur me postë, përcjell albinfo.ch.
Në vendimin për refuzim, PZAP-ja shkruan se LVV-ja “nuk ka dorëzuar dëshmi të qarta dhe bindëse me shkeljet e supozuara”.
Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për KQZ-në se nuk i ka verifikuar dhe numëruar 8748 pako të diasporës që ishin dorëzuar në Postën Nr.6 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në arsyetimin e saj, VV-ja thotë se votuesit nga jashtë i kanë nisur dërgesat brenda afatit të përcaktuar dhe “i konsiderojnë votuesit si të pafajshëm për t’u konsideruar si votues të rregullt”.
PZAP-ja gjithashtu ka hedhur poshtë ankesën e VV-së ku kishte kërkuar verifikimin dhe numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë vendit.
Paneli këtë ankesë e ka hedhur poshtë nën arsyetimin se ka qenë jo e afatshme.
“Paneli vlerëson se në këtë fazë të procesit zgjedhor kur është dorëzuar ankesa në PZAP, me pretendime nga ankuesi që të urdhërohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 20.550 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës, nuk mund të procedohet si ankesë e afatshme”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor