Bota

Qëllohen për vdekje dy persona në qytetin gjerman

Detaje pritet të publikohen, derisa i dyshuari është ende në arrati

Dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë në qytetin gjerman Espelkamp.

Mediat gjermane raportojnë se autori qëlloi me armë zjarri ish-partneren e tij dhe vëllain e saj dhe më pas veten.

Ndërkohë më vonë policia e ka mohuar që autori të jetë vetëvrarë dhe thuhet se po punohet për ta kapur.

Skenat e krimit thuhet se janë rreth 100 deri 200 metra larg njëra-tjetrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugicë në Espelkamp, ​​qytet me 25,000 banorë në verilindje të Nordrhein-Westfalen.

Detaje tjera pritet nga kjo ngjarje, që ka tronditur qytetin gjerman.