Bizneset

Qendra vt24.ch, zyra e re shqiptare e sigurimeve në qytetin e St. Gallenit

Zyra „Vt24.ch“ ofron për 24 orë në ditë sigurime veturash, sigurime shëndetësore, sigurime të jetës, të bizneseve dhe të gjitha llojet tjera të sigurimeve. „Western Union“ është po ashtu në paketën e shërbimeve që ofron „Vt24.ch“. Ju mund të dërgoni direkt para në Kosovë dhe vende të tjera përmes zyrës „Vt24.ch“

Në mars të këtij viti ka filluar punën kompania e re e sigurimeve „vt24.ch“.

Kjo kompani e re me emër, por me agjentë me përvojë nga fusha e sigurimeve, ofron shërbime 24 orë në St. Gallen dhe kudo në Zvicër. Ata kanë një numër të madh të klientëve të cilëve u ofrojnë shërbime çdo ditë e në çdo kohë.

Vt24.ch“ ofron sigurime veturash, sigurime shëndetësore, sigurime jetësore, sigurime të bizneseve dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimëve.

 „Punojmë me mandate, që do të thotë se kemi akces apo autorizim në të dhënat e sigurimeve të klientëve tanë“, që do të thotë se janë „makler“ të cilët ofrojnë servisim komplet me autorizim të klientit.

„Një klient i yni ka mundësi të bëjë tek ne krahasimet aty për aty në një nga sigurimet që është më i favorshëm për të. Plus kësaj jemi në qendër dhe të organizuar në çdo kohë“, sqaron për lexuesit, drejtuesi i kësaj zyreje, Edmond Shllaku, i cili për shtatë vite ka qenë ekspert i sigurimeve në kompaninë Helvetia.

Në këtë qendër, klientët mund të marrin aty për aty disa oferta të sigurimeve dhe pasi t`i kenë krahasuar mund të zgjedhin kompaninë që ua plotëson nevojat në mënyrën më të favorshme për ta.

„Çfarë është me rëndësi, ne nuk jemi të obliguar t`i shesim klientit sigurimin e vetëm një kopanie,  ne i bëjmë krahasimet dhe zgjedhim ofertën më të volitshme bashkë me klientin“.

Te ne ka paketë sigurimesh, tatimin, kredi, bashkëpunim dhe me Western Union-direkt dërgesa parash në Kosovë dhe vende të tjera.

 Vt24.ch“ ka bashkëpunim me Swissbrem, e cila kujdeset për tatime dhe mirëmbajtje të punëve administrative.

„Myshteria te ne e ka ofertën në paketë. Nuk e ka vetëm një sigurim dhe tjetrin diku tjetër, po i ka të gjitha mundësitë dhe zgjedh vetë ku. Mund ta ketë kerrin te ne të siguruar,  sigurimin shëndetësor,  sigurimin jetësor,  sigurimin për mbrojtje ligjore dhe të gjitha sigurimet e tjera, por ne ofrojmë edhe mbushjen apo deklarimin e tatimit. Po ashtu nëse dikush ka nevojë për kredi, mund ta bëjë kërkesën te ne, kjo pra përfshin paketën“ thotë drejtuesi i kësaj kompanie, prizrenasi, 39 vjeçar, Edmond Shllaku.

Vt24.ch“ është sponzori kryesor i klubit futbollistik më të vjetër shqiptar në Zvicër, “FC Besa” dhe do jetë së shpejti trezori i juaj për dërgesë parash të sigurta dhe shpejt në Kosovë. Madje, jo vetëm kaq, ju në këtë kompani do të mund të preni edhe biletat tuaja për udhëtim në Kosovë.

„Nga muaji maj kemi filluar të punojmë me Western Unionin për dërgesa të parave në Kosovë e vende tjera.  Ndërkohë jemi në bisedime për një kompani turistike për të ofruar bileta fluturimi për Kosovë dhe me gjerë“.

/Publireportazh/

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI