Lajme
Qëndresa Sadriu: Pro anulimit të festivalit, kundër provokimeve mediale
"Jam në favor të anulimit, por këtu do të doja t'u drejtohesha mediave, të cilat pothuajse si ujqërit `sulmuan delet` për të ngjallur urrejtje dhe pakënaqësi në shoqëri"
Vargut të reagimeve të personaliteteve publike shqiptare të Zvicrës lidhur me anulimin e evenimentit muzikor “Alba Festival” në Cyrih i është bashkuar edhe deputetja e Parlamentit të Kantonit të Cyrihut, Qëndresa Hoxha-Sadriu.
Në një postim të saj në Facebook ajo shprehet në favor të ndalimit (marrë parasysh masat mbrojtëse nga kovidi), por kundërshton disa media zvicerane që, sipas saj, janë treguar tendencioze lidhur me këtë çështje, shkruan albinfo.ch.
“Është e kuptueshme që shumë nga ata që mezi kanë pritur festivalin janë të zhgënjyer pas vendimit të marrë nga Këshilli Qeveritar.
Sidoqoftë, nuk mund të mohohet se ishte i drejtë dhe shumë i mirëpritur anulimi i “Alba Festival 2021”.
Por këtu do të doja t’u drejtohesha mediave, të cilat pothuajse si ujqërit `sulmuan delet` për të ngjallur urrejtje dhe pakënaqësi në shoqëri:
Alba Festival 2021 u anulua sepse situata aktuale e koronës në përgjithësi nuk lejon që të mbahen aktivitete të mëdha, masive. Ashtu siç u anuluan Festivali i Cyrihut dhe ai Frauenfeld Openair, i njëjti hap do të merrej edhe për Festivalin Alba.
Në këtë ngjarje duhej të performonin kryesisht këngëtarë shqiptarë dhe, në përputhje me rrethanat, pritej edhe publik me prejardhje shqiptare. Kjo nuk ka asnjë lidhje, të dashur profesionistë të medias, me faktin se një aktivitet shqiptar do të gjeneronte më shumë infeksione nga korona se çfarëdo aktiviteti tjetër i madh, përcjell albinfo.ch kritikën e deputetes Hoxha-Sadriu.
“Ju mund të raportoni në mënyrë neutrale për anulimin e festivalit, siç keni bërë për atë të Frauenfeldit dhe Cyrih Openair, në vend që të portretizoni një pjesë të shoqërisë (komunitetin shqiptar) si një “kokë turku”.
Unë, me pakënaqësinë time, nuk justifikoj askënd këtu. Komuniteti (kosovar) është i vetëdijshëm për kritikat dhe në të njëjtën kohë për përgjegjësinë e tij dhe e merr atë shumë seriozisht, transmeton albinfo.ch. Por unë gjithashtu kërkoj që ju t’i qaseni çështjes në mënyrë pak më neutrale, sepse kritika e përgjegjësisë që ka dështuar të adresohet, në asnjë mënyrë nuk mund të drejtohet vetëm nga njëra anë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën