Të tjera
Qeveria e Abazoviqit mund të shpëtojë nëse arrihet marrëveshje
Deputetët presin që Abazoviq të paraqesë një plan të detajuar të parimeve dhe perspektivës së qeverisë.
Nëse arrihet një marrëveshje, Partia Prava Crna Gora është shprehur e gatshme të tërheqë mocionin e mosbesimit të thirrur për 2 shtator që synim ka të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Marko Milaçiq, kryetar i kësaj partie, tha pas takimit me Abazoviqin se janë dëgjuar disa mesazhe se kryeministri aktual duhet të japë dorëheqjen, për të cilat ai është përgjigjur se mekanizmi do të kthehet në duart e presidentit Milo Gjukanoviq.
“U ra dakord që propozimi të miratohet në kuadrin e 32 deputetëve, pas së cilës nisma me shkrim do t’i dorëzohet Malit të Zi Demokratik, nëse arrihet një marrëveshje, jam i gatshëm ta tërheq vendimin për mosbesimin e Qeverisë”, tha Milaçiq, njofton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se deputetët presin që Abazoviq të paraqesë një plan të detajuar të parimeve dhe perspektivës së qeverisë.
“Ta harmonizojmë dhe nëse ka konsensus, le t’ua propozojmë demokratëve, kemi kohë për këtë, Kuvendi duhet të zgjasë shumë, jo vetëm sot. Nëse nuk marrim një plan konkret përpara votimit, kjo do të thotë se dikush nuk dëshiron një marrëveshje dhe pastaj do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, u shpreh Milaçiq./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













