Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 20 milionë euro
Pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind
Rreth 20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria për sektorë të ndryshëm, që kanë pasur humbje nga masat e qeverisë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit dhe punonjësve, që kanë pasur angazhim të shtuar gjatë përballjes me pandeminë.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.
Murati në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë theksoi se kjo pako arrin shifrën e afro 20 milionë eurove.
Ai njoftoi se pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind.
“Gjithsej tri vendime, një pako prej afërsisht 20 milionë euro. Një masë prej 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneset, palestrat dhe operatorët e trafikun ndërurban. Do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe të pagave”, theksoi Murati, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.
Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktivë.
“Vendimi i dytë për të mbështetur punëtorët shëndetësorë për pagesën e shtesës, shuma e shtesës 150 euro për mjekët e infermierët dhe nga 100 për stafin mbështetës për muajt prill dhe maj, si dhe për sektorin e sigurisë, zyrtarët aktiv policor në angazhim shtesë në terren, shtesa në pagë për muajin prill e maj në vlerë 100 euro, për secilin muaj veç e veç”, tha ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













