Kosova
Qeveria e Kosovës nuk mund të ‘merret vesh’ me BKS për lirimin e disaporës nga tarifat për sigurim të automjeteve
Ndryshe nga 3 vitet e kaluara, Qeveria e Kosovës këtë vit nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Byronë Kosovare të Sigurimeve për lirimin e diasporës nga pagesa për automjetet me regjistrim të huaj, të cilat hyjnë në Kosovë e të cilat duhet të paguajnë sigurim shtesë, pavarësisht nëse kanë ose jo Kartonin e Gjelbër.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për REL se janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për mbulimin e këtij sigurimi.
“Ndonëse vullneti nga ana jonë ekziston, deri më tani nuk kemi ende një marrëveshje me Byronë e Sigurimeve”, ka treguar Kryeziu.
Gjatë dy vjetëve, 2020 dhe 2021, Qeveria kishte ndarë mjete nga buxheti i saj për të mbuluar sigurimin kufitar për diasporën. Ky mbulim i sigurimit kufitar i kishte kushtuar Qeverisë së Kosovës 8 milionë euro, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku tha se kanë pasur kërkesë nga Qeveria për një marrëveshje të re për sigurim kufitar për diasporën, por se kjo marrëveshje nuk është finalizuar.
“Për neve është më lehtë të vazhdohet pa marrëveshje, të bëhet pagesa e sigurimit kufitar. Por, nëse Qeveria e sheh të arsyeshme këtë marrëveshje, ne i kemi dërguar [Mistrisë së Financave, Punës dhe Transfereve] disa komente, që të ndryshohet ajo marrëveshje”, ka pohuar Mazreku.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












