Kosova
Qeveria e Kosovës shpall gjendje emergjente të shëndetit publik
Qeveria vendos gjendje emergjente të shëndetit publik.
Është bërë e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 11-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.
Sipas njoftimit për media, me këtë vendim, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore).
“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftim.
Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money”
Jeta në Zvicër
-
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues Kancelari Friedrich Merz kërkon integrim më të shpejtë për Ukrainën, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do... -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online











