Të tjera

Qeveria e Serbisë merr masa ndaj përkthyesit që shkroi në një dokument ‘Republika e Kosovës’

Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë (Republika Kosovo, përcjell albinfo.ch.

Siç thuhet në njoftimin e 9 shkurtit të Qeverisë serbe, në mbledhje është vendosur që të niset procedurë disiplinore ndaj përkthyesit, i cili thuhet se ka bërë “gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”, shkruan REL.