Lajme
Qeveria, një minutë heshtje për heroin Enver Zymberi
"Enver Zymberi ka rënë në mbrojtje të Kushtetutës, integritetit dhe tërësisë territoriale të vendit", ka deklaruar kryeministri Thaçi
Me një minutë heshtjeje për policin Enver Zymberi që humbi jetën dje pas plagëve të marra gjatë aksionit në veri, Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e rregullt, përderisa ka shprehur ngushëllime familjes së policit të rënë në krye të detyrës.
Enver Zymberi, me propozimin e Qeverisë së Kosovës, nga presidentja Atifete Jahjaga është nderuar me titullin “Hero i Kosovës”.
“Ia kemi borxh Enverit, e mbi të gjitha fëmijëve të tij dhe gjithë Kosovës që sovranitetin e Kosovës, kufijtë e saj t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë përgjithmonë. Andaj heroi Enver Zymberi ka rënë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, integritetit dhe tërësisë territoriale të vendit”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se në një të ardhme të afërt, Qeveria e Kosovës do të rregullojë me ligj që gjithë familjet e policëve të rënë në detyrë të kenë një pension dhe kjo çështje të rregullohet njëherë e përgjithmonë.
Kabineti qeveritar ka marrë vendim për ndarjen e 25 mijë eurove për familjen e heroit më të ri të Kosovës, Enver Zymberi
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove












