Kosova
Qeveria reagon për ndalimin e deputetit serb në Merdar
Qeveria e Republikës së Kosovës ka thënë se me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdar, është ndaluar pa asnjë arsye nga policia serbe deputeti i Republikës së Kosovës, Slobodan Petroviq, dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.
“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës të janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe”, thuhet në reagimin e qeverise.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ka quajtut të patolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpiten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetar i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike, të mos ketë problem të tilla.
“Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, thuhet tutje në reagim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














