Lajme
Qeveria vendos: Më 11 maj hapen restorantet, tregjet dhe muzetë
Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat
Këshilli Federal ka vendosur të lehtësojë më tutje masat për luftimin e koronavirusit. Kështu, siç u kumtua në prag të konferencës për media dhe u konfirmua në vazhdim nga presidentja e federatës Simoneta Sommaruga, risitë janë këto:
Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch. Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020.
Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga katër persona ose familje me fëmijë të ulen në një tryezë ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës prej dy metrash në mes të tavolinave.
Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitë që merren me gastronomi duhet të kenë një koncept mbrojtjeje.
Trajnimi sportiv në sportet masive është gjithashtu i mundur përsëri nga 11 maji, në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash. Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.
Këshilli Federal gjithashtu parashikon që ndeshjet sportive të ligave të larta profesionale të jenë të hapura për publikun nga 8 qershori i vitit 2020.
Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.
Ngjarjet e mëdha sportive artistike etj. me më shumë se 1000 njerëz do të vazhdojnë të jenë të ndaluara deri në fund të gushtit 2020.
Kjo prek mbi të gjitha festivalet e shumta muzikore gjatë verës, përcjell albinfo.ch. Në shkollat fillore dhe të mesme, mësimet mund të zhvillohen përsëri në 11 maj. Vendimi qëndron te kantonet.
Në konferencen për media që po vazhdon, janë duke marrë pjesë tre ministra federalë: Presidentja (njëherësh ministre) Sommaruga, ministri i shëndetësisë, Berset dhe ai i ekonomisë, Parmelin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën