Lajme

Qeveria zvicerane nuk do të ndihmojë në lehtësimin e kostove

Megjithëse rritja e çmimeve të energjisë e ka shtyrë inflacionin në një nivel jashtëzakonisht të lartë – për Zvicrën – (3.4 për qind) dhe kostot e mallrave të konsumit po rriten gjithashtu, Këshilli Federal nuk e sheh nevojën për të ofruar lehtësim të menjëhershëm financiar për familjet me të ardhura të ulëta, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, autoritetet kanë ngarkuar një grup ndërdepartamental për të rivlerësuar nevojën për veprim, duke marrë parasysh zhvillimet e ardhshme të çmimeve dhe pagave.

Grupi do t’i raportojë gjetjet e tij Këshillit Federal në tetor, kohë në të cilën autoritetet do të rivlerësojnë situatën sipas nevojës.