Shkurt.ch
Qeveritari i Lozanës merr vetëm një të tretën e rrogës që i takon
Pjesëtari i ri i ekzekutivit të qytetit të Lozanës, David Payot e ka arsyetuar këtë vendim të tij duke thënë se mandatet politike nuk duhet të shërbejnë si rast për pasurim
Pjesëtari më i ri i ekzekutivit të qytetit të Lozanës; David Payot, i cili vjen nga partia e ekstremit të majtë (Partia e Punës), ka bërë një hap simbolik dhe përmbajtjesor drejt transparencës. Ai ka publikuar lartësinë e të ardhurave të tij vjetore dhe, për më tepër, ka vendosur që të marrë vetëm diçka më shumë se një të tretën e këtyre të ardhurave, shkruan sda.ch
Payot e ka arsyetuar këtë vendim të tij duke thënë se mandatet politike nuk duhet të shërbejnë si rast për pasurim.
Si anëtar i qeverisë së Lozanës ai fiton një pagë bruto prej 247.947 frangash, transmeton albinfo.ch. Prej tyre ai ka vendosur që për vete të shfrytëzojë vetëm 98.398 franga që i bie një pagë mujore prej 7569 frangash ose aq sa ka fituar më parë si punëtor social. Por atë e ka llogaritur si normë pune 120 për qind, duke pasur parasysh se në vendin e ri të punës ka shumë terminë dhe më shumë punë.
Pjesa tjetër të pagës i jepet një këshilltareje politike ndërsa 28710 frangat që mbeten, ndahen për Partinë e Punës (PdA).
Duke dashur që të jetë në dispozicion të qytetarëve ai ka caktuar që për çdo mbrëmje në mes orës 18.30 dhe 19.30 të takojë ata në një bistro të qytetit dhe të shkëmbejë mendime, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











