Kosova
Qeveritë e ‘asfaltit’
Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është autostrada “Ibrahim Rugova”, që lidh Kosovën me Shqipërinë, e njohur edhe si “Rruga e Kombit”
Infrastruktura rrugore ka qenë top-prioritet i të gjitha qeverive të Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt, 2008.
Në gjithë territorin e Kosovës janë rreth 2045 kilometra rrugë, prej të cilave 95 për qind janë të asfaltuara. Vetëm nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, sipas të dhënave zyrtare, janë shtruar rreth 500 kilometra rrugë.
Nga këto 500 kilometra, rrugë nacionale dhe rajonale të asfaltuara që nga viti 2008 deri më 2017 janë 287.2 kilometra. Vetëm për tetë vjet janë ndërtuar 115 kilometra autostradë, kurse 87.24 kilometra janë nga zgjerimi i rrugëve nacionale dhe rajonale, ka bërë të ditur për “Radion Evropa e Lirë”, Ramë Çupeva nga Ministria e Infrastrukturës.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në Kosovë, sipas ekspertëve të kësaj fushe, ka qenë i domosdoshëm, sepse pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, gjendja e rrugëve në Kosovë ka qenë e shkatërruar, përcjell albinfo.ch.
Halim Gjergjizi, profesor në Universitetin e Prishtinës thotë se infrastruktura rrugore është domosdoshmëri për çdo vend, sidomos për vendet në zhvillim, siç është Kosova.
Por, sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë vetëm në një kategori të rrugëve, siç ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë, duke marrë si shembull autostradat.
Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, thotë se rritja e numrit të veturave në komunikacion është treguesi më i mirë i arsyeshmërisë së nevojës për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë.
Ndryshe, autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë është autostrada “Ibrahim Rugova”, që lidh Kosovën me Shqipërinë, e njohur edhe si “Rruga e Kombit”.
Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada, “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën më Maqedoninë.
Kurse në pranverë të këtij viti, pritet të fillojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Konçul, e cila pritet të lidhë Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht Luginën e Preshevës, që është e banuar me shumicë shqiptare.
Sipas statistikave, Republika e Kosovës ka një sipërfaqe prej 10.908 kilometra katrorë dhe me popullsi prej 1.8 milion banorësh. Ndërkohë, nga rreth 2045 kilometra rrugë, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, auto-udhë janë pesë për qind, rrugë nacionale janë 31 për qind kurse, 64 për qind janë rrugë rajonale.
Krahas rrugëve, në Kosovë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë, është investuar shumë edhe në fushën e energjisë, por asnjëherë nuk është siguruar një furnizim stabil me rrymë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale