Lajme
Protestohet në Serbi kundër ligjit të ri fetar në Mal të Zi
Qindra protestues në Serbi u mblodhën para ambasadës malazeze të premten në mbrëmje, pasi Mali i Zi miratoi një ligj të diskutueshëm fetar më herët.
Kisha Ortodokse Serbe thotë se ligji mund t’i heqë kishës pronat e saj, përfshirë manastiret mesjetare dhe kishat. Ligjvënësit proserbë në Parlamentin e Malit të Zi u arrestuan të premten, pasi ata u përpoqën të bllokonin votën, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se ishte i shqetësuar, por shpresonte se tensionet do të lehtësohen dhe vendet e shenjta të kishës do të ruhen.
Vuçiq premtoi se do të ndihmojë kishën serbe në Mal të Zi.
Gjithashtu të premten, një përleshje e shkurtër shpërtheu në Parlamentin serb, kur ligjvënësit e opozitës nacionaliste mbajtën parulla që kritikonin ato që ata quanin mungesë përgjigjeje nga Serbia për ngjarjet në Mal të Zi.
Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi e përshkroi ligjin si “diskriminues dhe antikushtetues”. Patriarku Irinej, kreu i kishës, tha që autoritetet malazeze “duhet të ndalen menjëherë me terrorin brutal kundër kishës”.
Popullsia e Malit të Zi prej rreth 620,000 banorësh është kryesisht e krishterë ortodoks dhe kisha kryesore është Kisha Ortodokse Serbe.
Një kishë ortodokse e veçantë malazeze nuk njihet nga kishat e tjera të krishtera ortodokse.
Gjukanoviç ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për promovimin e politikave proserbe dhe përpjekjen për të minuar shtetësinë e vendit që kur u nda nga Serbia më 2006.
Malazezët mbeten të ndarë nëse shteti i vogël adriatik duhet të mbështesë lidhje të ngushta me Serbinë.
Rreth 30% e popullsisë së Malit të Zi identifikohen si serbë dhe kryesisht ishin kundër ndarjes nga Serbia.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











