Shkurt.ch

Qindra persona u bllokuan në Alpet zvicerane

Mediat zvicerane raportuan se shumë persona u bllokuan në Alpet zvicerane, për shkak të borës së madhe.

Madje ky numër ka shtuar deri në 2 mijë, por që më pas janë zhbllokuar nga autoritetet përkatëse, përcjell albinfo.ch.

Qeverisja lokale e vendit të quajtur Disentis njoftoi se qindra turistë mbeten të bllokuar, për shkak të mbylljes së rrugëve dhe linjave të trenit.

Shërbimi nacional i motit, MeteoSwiss, ka bërë të ditur se disa pjesë të Alpeve kanë parë borë prej 60-90 centimetrash.