Lajme
Qindra trena zviceranë mund të jenë të kontaminuar me asbest
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) do të kontrollojnë më shumë se 400 trena të vjetër për praninë e asbestit dhe substancave të tjera të dëmshme.
Automjetet në fjalë janë ndërtuar para vitit 1990, në një kohë kur asbesti ishte ende i lejuar në Zvicër. Midis viteve 2026 dhe 2030, do të merren disa mijëra mostra, sipas zëdhënësit të SBB, Moritz Weisskopf, transmeton albinfo.ch.
SBB do të shpenzojë 1.4 milion franga për analizat, të cilat do të kryhen nga një kompani e specializuar.
Bazuar në rezultatet, ata do të zhvillojnë një plan dekontaminimi dhe asgjësimi për substancat e dëmshme, zbatimi i të cilit është buxhetuar në 3.5 milion franga.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












