Lajme
Qindra vullnetarë për të provuar burgun e ri të Cyrihut
Më shumë se 600 persona kanë aplikuar për t’u bërë të burgosur testues të një burgu të ri të hapur në Cyrih, i cili ka kapacitet për 241 të burgosur të paraburgosur, përcjell albinfo.ch
Vullnetarët e suksesshëm do të përjetojnë kushte reale burgu midis 24 dhe 27 marsit. Të burgosurve do t’u duhet të dorëzojnë pajisjet elektronike, duke përfshirë celularët, dhe do t’u ofrohen menutë hallall, vegjetariane ose mishi.
Autoritetet kantonale dolën me idenë e pazakontë për t’i bërë objektit dhe stafit një test përpara se burgu të fillojë të marrë të burgosur të vërtetë në prill.
Disa nga gardianët dhe personeli tjetër janë rekrutuar rishtazi. Afati i fundit për të dalë vullnetar si i burgosur skadon në fund të këtij muaji.
Por, gazeta Le Temps raporton se numri i aplikimeve nga njerëzit që jetojnë në kanton është tashmë gati trefishi i kapacitetit të burgut, përcjell tutje albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













