Kosova

QKUK-ja pajiset me 10 ultrazë dhe llamba operative

Klinikës së Gjinekologjisë është pajisur me 2 ultrazë modernë dhe tash gratë që kanë nevojë për kontrolle gjinekologjike do të kenë më të lehtë t’i kryejnë këto ekzaminime.

Me ultrazë të ri janë pajisur edhe Klinika Emergjente, ku mjekët emergjentë do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rasteve emergjente, përcjell albinfo.ch.

E shërbime më cilësore do të marrin edhe foshnjat e porsalindura në Klinikën e Neonatologjisë, që po ashtu është pajisur me ultrazë, sikurse është pajisur edhe Klinika e Kirurgjisë Pediatrike.

Këto pajisje janë blerë pas punës intensive të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili si prioritet të punës ka renditur furnizimin me aparaturë dhe pajisje mjekësore për njësitë e SHSKUK-së.