Lajme
QUINT nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dallim nga hera e shkuar, nuk kanë bërë thirrje që të shtyhen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës. Në një deklaratë të publikuar të premten, shtetet e QUINT-it kanë thënë se zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe se “është thelbësore që të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, raporton Koha.net, përcjellë albinfo.ch.
“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen e shmangin dhunën, që mund të pengojë zgjedhjet”, thuhet në deklaratë, shkruan Koha.net, përcjellë albinfo.ch.
Në anën tjetër, Lista Serbe ka thënë se vendimi i saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës është “si pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar ndaj popullit serb nga regjimi i Albin Kurtit, duke privuar serbët nga të gjitha të drejtat”, raporton Koha.net, përcjellë albinfo.ch.
Komunat veriore janë pa kryetarë që nga dorëheqja e serbëve në nëntor të vitit të shkuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale. Zgjedhjet në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 23 prill.
E-Diaspora
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud