Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë, në hall nga ajri i ndotur

Maqedonia edhe sot u rendit në listën e dhjetë shteteve më të ndotura në botë. Pos Shkupit, stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor tregojnë se gjatë ditës së sotme Kavadari, Manastiri, Gazi Baba, Kërçova dhe Tetova kanë treguar nivele enorme të ndotjes së ajrit, duke kaluar për shumë herë pragun e lejuar të ndotjes.