Maqedonia

Qytetarët e Tetovës votojnë të shtunën për Këshillin Komunal

Janë gjithsej 117 vendvotime që do të hapen në orën 7.00 të mëngjesit.

Nesër në komunën e Tetovës do të mbahen zgjedhjet për të votuar përbërjen e re të Këshillit Komunal.

Janë gjithsej 117 vendvotime që do të hapen në orën 7.00 të mëngjesit. Ndërkohë sot kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit, raporton RTK, përcjell Albinfo.ch.

Qeveria vendosi ta çojë në zgjedhje Këshillin e kësaj komune, pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak.

Qytetarët që i intervistuam thonë se do të dalin në zgjedhje. Ata presin nga këshilltarët e rinj të punojnë për të mirën e qytetit.

Për Këshillin e Komunës së Tetovës, që udhëhiqet nga kryetari Bilall Kasami, garojnë 13 lista këshilltarësh nga parti politike dhe nisma qytetare.

Komuna e Tetovës është më e madhja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku del edhe numri më i madh deputetëve shqiptarë në këtë vend./Albinfo.ch


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI