Lajme

Qytetet zvicerane, ndër më të shtrenjtët në botë

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar falë rritjes së shpejtë të inflacionit që ka rritur koston e një game të tërë mallrash dhe shërbimesh në gjithë botën, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, është Tel Avivi, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se qyteti izraelit u ngjit me pesë vende në 12 muajt e fundit, duke hequr titullin e padëshiruar nga fituesit e përbashkët të Parisit, Hong-Kongut dhe Cyrihut, sipas sistemit të renditjes së përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU).

Kryeqyteti francez renditet i dyti, së bashku me Singaporin, derisa Cyrihu dhe Hong-Kongu përbënin pjesën tjetër të pesëshes së parë.

New York-u ishte në vendin e gjashtë, Gjeneva në vend të shtatë, derisa Kopenhaga, Los Angeles dhe Osaka përmbyllin listën e Top 10.

Londra u ngrit në tri vende, në pozitën e 17-të të renditjes vjetore.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI