Lajme
Qytetet zvicerane, ndër më të shtrenjtat në nivel global
Cyrihu, Gjeneva, Bazel dhe Berna në mesin e top qyteteve me kosto të lartë
Nuk duhet të jetë befasi për askënd që katër qytetet kryesore të Zvicrës – Cyrihu, Gjeneva, Bazel dhe Berna – u renditën në vendin e dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë, respektivisht, në Renditjen e Qyteteve të Kostos së Jetesës 2022, të publikuar nga shërbimet financiare Mercer, njofton albinfo.ch.
Vetëm Hong-Kongu është më i shtrenjtë.
“Mercer llogarit koston e jetesës dhe strehimit për mërgimtarët bazuar në sondazhet e veta të çmimeve që korrespondojnë me zakonet e tyre të shpenzimeve, të cilat mund të jenë të ndryshme nga ato të popullsisë vendase. Dhe firma nuk përfshin kostot e arsimit dhe shëndetësisë, në përgjithësi që përballohen nga punëdhënësit e familjeve të emigrantëve”, tha kompania.
Këto gjetje janë në përputhje me një tjetër sondazh, të publikuar më 14 qershor, i cili gjithashtu renditi Cyrihun dhe Gjenevën ndër më të shtrenjtat për banorët ndërkombëtarë.
Në mënyrë paradoksale, të dy qytetet u renditën gjithashtu në Top 10 “qytetet më të jetueshme”, në një indeks të vlerësimit të kushteve të jetesës në 172 qytete.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore









