Lajme
Cyrihu u paguan punonjësve deri në 1500 franga Bonus “korona”
Nga gjithsej 5 milionë franga, pjesa më e madhe e parave - 4,595 milionë franga - janë destinuar për departamentin e shëndetit dhe mjedisit
Në vitin 2022, qyteti i Cyrihut do të paguajë një bonus për punonjësit që ishin veçanërisht të stresuar profesionalisht gjatë pandemisë së koronës, transmeton albinfo.ch. Janë planifikuar shtesa nga 250 deri në 1500 franga, ndërsa punonjësit e arsimit do të marrin nga 200 franga.
Në buxhetin e vitit 2022, këshilli bashkiak (ekzekutivi) ka ndarë gjithsej 5 milionë franga për kompensimin për Covid 19. Këshilli i qytetit (parlamenti) tani ka vendosur për shpërndarjen e tyre.
Pjesa më e madhe e parave – 4,595 milionë franga – janë destinuar për departamentin e shëndetit dhe mjedisit, shkruan srf.ch. Kjo, për shkak se punonjësit në sektorin e kujdesit ishin nën presion veçanërisht të madh në valën e tretë dhe në ato pasuese, vëren bashkia e qytetit.
“Puna me një rrezik të lartë infeksioni, kryerja e punëve shtesë ose më të gjata, me turne apo edhe marrja e më shumë detyrave dhe përgjegjësive ka vazhduar të ngarkojë stafin e këtij sektori, me të madhe”, shkruan më tutje këshilli bashkiak i Cyrihut.
Këshilli i qytetit gjithashtu planifikon të paguajë kompensim për punonjësit e shërbimit të shpëtimit dhe transferimit, për punonjësit në departamentin social dhe në funksione të tjera të qytetit me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













