Bota

Qyteti turistik italian ndalon ecjen me bikini: 500 euro gjoba

Në një qytet bregdetar në Itali, vendasit janë të ngopur me turistët që ecin "si në plazh". Kushdo që shëtit topless ose me bikini do të marrë një gjobë

Kryebashkiaku i resortit turistik të njohur Sorrento, pranë Napolit, është ngopur me larës që ecin gjysmëlakuriqë. “Lëkura e ekspozuar së tepërmi” po shqetëson vendasit, thotë Massimo Coppola. Sipas tij, “sjellja e pahijshme” është bërë shumë e përhapur në Sorrento.

Gratë që ecin nëpër qytet me bikini ose burrat pa këmisha tani do të gjobiten me 500 euro. Për këtë përgjegjësi janë zyrtarë të policisë së qytetit, raporton “Times”.

Ai ka vërejtur kohët e fundit sjellje që shumica e njerëzve i konsiderojnë si në kundërshtim me mirësjelljen dhe moralin, është shprehur kryebashkiaku, përcjell albinfo.ch. Ai ka frikë se kjo do të dëmtojë imazhin e qytetit.

Kryebashkiaku ka në këtë pikë edhe mbështetjen e gazetarit vendas, Max Tamanti, i cili thotë se qytetet bregdetare në gjithë Italinë kanë filluar të ngjajnë me “Ferrin e Dantes”, sepse shumë turistë veshin kostume banje në publik.