Lajme
Radikalët francezë refuzojnë planin e ‘pasaportës së vaksinës’

Radikalët francezë refuzojnë planin e ‘pasaportës së vaksinës’Përplasje kanë nisur mes politikanëve të vendeve të BE para diskutimeve për planin e të ashtuajturave “pasaporta të vaksinës” për lejimin e udhëtimit mes vendeve anëtare.
Greqia, Italia, Spanja e Portugalia janë mes vendeve anëtare në favor të planit të pasaportave të koronavirusit, ashtu si dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë nën kritika në vend pasi i kërkoi kësaj jave këshillit të tij të mbrojtjes shëndetësore, të krijojnë mjete që do i lejojnë francezëve të jetojnë normalisht megjithë virusin.
Florian Philippot, kreu i lëvijzes euroskeptike franceze Les Patriotes, argumendonte se lejimi i pasaportave të koronavirusit do të “kontrollonte” popullatën.
Ai komentonte: “Kjo ide po triumfon, siç thotë Matignon për Pasaportat Shëndetësore! Dhe po t’i shtojmë kësaj kodet e nevojshme që do të duhen për të hyrë në një restorant, do të kemi një shoqëri zombi; kontroll, gjurmim, mbikqyrje. Duhet ta luftojmë këtë ferr deri në fund!”
Por megjithë skepticizmin e Philippot mbi pasaportat e vaksinave, vendet e BE pritet të implementojnë planin në rang kombëtar.
Kancelari gjerman Sebastian Kurz tha se ishte i përkushtuar për krijimin e “pasaportave të gjelbra” në Evropë.
Ai tha për të përditshmen Bild se do të preferonte më mirë një pasaportë dixhitale në telefon dhe shtonte se kjo ishte “një pjesë e rëndësishme” e vaksinimit.
Kurz tha: “Kushdo që është vaksinuar do të ketë liri të plotë. Por gjithashtu edhe për ata që sapo e kanë kaluar koronavirusin dhe janë imunë, ose për ata që e provojnë se janë negativë me anë të testit”.
“Kështu do të kishim lirinë e udhëtimit në Evropë për të punuar dhe për të shkuar me pushime, për të shijuar kulturën, sportet e të tjera. Unë personalisht jam optimist për verën. Mbulimi me vaksina në verë do të jetë i lartë”.
Kryeministri i Bavarisë në Gjermani, Markus Soder tha se është i hapur për “zgjidhje speciale ” për ata që vaksinohen.
Ai tha: “Në terma afatgjatë, nuk mund të ndodhë që nëse një numër i madh njerëzit vaksinohen, ata të vuajnë kufizimet për shkak të atyre që nuk janë vaksinuar, transmeton Express.co.uk, përcjell Albinfo.ch.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shtrenjtohen disa lloje të cigareve në Austri Prej të hënës, 26 prill 2021, çmimet e disa llojeve të cigareve si Gauloises, Ernte dhe...
-
Konfirmimi për sjelljen e 95 mijë vaksinave në Kosovë ishte meritë edhe e mjekëve nga diaspora
-
Festivali i Salzburgut në Austri po krenohet me Elbenita Kajtazin
-
Modena - Itali
Dy motrat simpatike, blogere të suksesshme në vlogun e tyre në Itali
-
Pas tre vjetësh qëndrimi në Angli, mërgimtari i befason prindërit e tij
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që duhet të dini për rregulloren e re të karantinës në Zvicër Rregullorja vlen vetëm për situatën në Zvicër, ndërsa procedura për karantinën në lidhje me udhëtimin, për...
-
Firmat zvicerane nxiten nga qeveria për projekte ndërkombëtare
-
Qeveria e Zvicrës: Nuk ka më zbutje të masave para fundit të majit
-
Për 24 orë, 2686 të infektuar me Covid në Zvicër
-
Ku qëndron Zvicra në rangimin e lirisë së mediave në botë?