Lajme
“Raketat që ranë në Poloni u hodhën nga Ukraina”
Agjencia e lajmeve Associated Press citoi tre zyrtarë amerikanë të kenë thënë se një vlerësim paraprak sugjeron se raketat që goditën Poloninë të martën u hodhën nga forcat ukrainase, që po luftojnë kundër forcave pushtuese ruse.
Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, pasi thanë se nuk janë të autorizuar për të diskutuar publikisht për këtë çështje.
Raketat që ranë në fshatin Përzedvodov të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën, lanë të vrarë dy persona.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më herët se nuk ka gjasa që këto raketa të jenë hedhur nga Rusia, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat që ranë në Poloni u hodhën nga Rusia. Megjithatë, ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.
Ministria ruse e Mbrojtjes e mohoi çdo përgjegjësi.
Vetë Polonia, në anën tjetër, rriti gatishmërinë e disa forcave ushtarake.
Autoritetet e këtij vendi bënë thirrje për qetësi dhe thanë se nuk mund të përcaktojnë ende se prej nga u hodhën raketat.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës