Shqipëria
Rama akuzon opozitën për gënjeshtra
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” atë që ai e quan ‘kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët’, postuar nga Këshilli i Evropës.
Ai nuk i ka kursyer akuzat kundër opozitës që e bën atë përgjegjëse për dështimin e radhës, e që vendi mbeti serish jashtë dyerve të BE-së. “Esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Evropë!”, shkruan ndër të tjera Rama, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama vlerëson se Shqipëria ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropiane. Ai thotë se rezultatet e reformave bën që skeptikët të njohin meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë.
Por kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve shprehet se krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













