Lajme
Rama arsyeton investimet e dhëndrit të Trumpit në Shqipëri: Turizëm elitar
Dy ditë pasi Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, konfirmoi se nëpërmjet firmës së tij të investimeve “Affinity Partners” do të përfshihet në biznes në Shqipëri, lajmi ka bërë bujë duke shkaktuar edhe reagime. Ai mësohet se me anë të një projekti zhvillimor që do ta shndërrojë ishullin e Sazanit në destinacion turistik elitar. Ndaj kritikave të kundërshtarëve politikë ka reaguar kryeministei i Shqipërisë, Edi Rama.
“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanosët Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan i pengon ata më gojështhururit t’u bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit. Me gjasë zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura! Balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ramës forma e investimit që Kushner do të sjellë në Shqipëri është më prestigjiozja e hotelerisë në botë dhe synon ta kthejë ishullin e Sazanit në kurorën e turizmit elitar në vend.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar













