Lajme
Rama me vizitë produktive në Linz të Austrisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka qëndruar për një vizitë në Linz të Austrisë.
Rama ka thënë se kjo vizitë ishte shumë produktive, pasi që ka rezultuar me shumë ide dhe propozime për bashkëpunim mes dy qyteteve, përcjell albinfo.ch.
“Një vizitë shumë produktive në Linz të Austrisë, rezultoi me shumë ide dhe propozime për bashkëpunim mes dy qyteteve tona. Përveç vëmendjes në zhvillimin urban dhe planit të mobilitetit, posaçërisht me interes ishin diskutimet për funksionalizimin e sallës koncertale te kryeqytetit, bibliotekave, qendrave edukative, muzeve dhe industrive të tjera kreative. Faleminderit Kryetarit Klaus Luger për mikpritjen në qytetin e bukur të Linz-it. Një pikënisje drejt një bashkëpunimi premtues dhe të frytshëm”, ka shkruar Rama në Facebook.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












