Shqipëria
Rama thirrje diasporës shqiptare: Ejani dhe investoni në agroturizëm, fitoni dyfish më shumë se në Evropë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u është drejtuar emigrantëve me thirrje emigrantëve të investojnë në agroturizëm për të fituar dyfishin e asaj që marrin në emigracion.
“Flas për ata që bëjnë punë të zakonshme, nuk flas për ata që merren me drogë, që janë një pakicë, pavarësisht se na lënë njollën të gjithëve, as për ata që mund të kenë ndonjë biznes atje, flas për ata që bëjnë një punë të zakonshme; kushdo që sot është në emigracion, që bën një punë të zakonshme atje dhe që këtu ka mundësi të kthehet dhe ta ketë një copë tokë nga gjyshi, një shtëpi të rrënuar jo këtu, se këtu është kryevepër, por edhe në fund fare, në pikën më të largët, të rrënuar ose që i ka 5 lekë kursim për të marrë ca toka me qira, duhet të vijë me vrap në Shqipëri. Duhet të vijë me vrap të investojë në fshat, të investojë, të bëjë një biznes të vogël në fshat, qoftë një agroturizëm, qoftë një serë, qoftë një fermë të vogël dhe do fitojë të paktën dyfishin e asaj që fiton atje, si punonjës i dikujt tjetër dhe do ketë shumë më pak shpenzime se ç’ka atje në raport me atë që merr. Kjo është pak, por e sigurt”, tha Rama, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














