Kosova
Raporti i DASH: Sa kosovarë ishin në zonat e luftës
Në Kosovë, thotë raporti, vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm
Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Rreth 403 qytetarë të Kosovës, thotë raporti, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me ISIS-in apo Frontin el-Nusrah, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur.
Rreth 133 prej këtyre individëve janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti. Ky numër përfshin 40 fëmijë të lindur nga qytetarë të Kosovës në zonat e konfliktit, shkruan “TCH”.
Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në veriun e Kosovës, thuhet në raport, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë rajon, megjithëse qeveria ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Legjislacioni, zbatimi i ligjit dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla, thuhet në raport.
Autoritetet e zbatimit të ligjit, thotë raporti, treguan aftësi të mjaftueshme për të zbuluar dhe parandaluar individë të ndryshëm që t’u bashkoheshin konflikteve në Siri dhe Irak.
Në Kosovë, thotë raporti, vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm. Në vitin 2017, autoritetet e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë nën të njëjtat akuzat. Autoritetet ngritën shtatë aktpadi të reja me akuza për terrorizëm që përfshinin 17 individë.
Gjatë vitit 2017, thuhet në raport, Qeveria e Kosovës ndërmori hapa aktivë për të përgatitur një strategji riatdhesimi për qytetarët e saj që ktheheshin nga zonat e konfliktit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku Në Cyrih do të mbahet një koncert më 02.05.2024 duke filluar nga ora 21:10, në adresen...
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
-
Partneritet mes studentëve të Universitetit të Lucernit dhe atyre nga Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt të Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët