Lajme
Raporti i lumturisë botërore, a janë më të lumtur zviceranët apo kosovarët?
Raporti i lumturisë botërore, ka përcaktuar gjashtë faktorë që mbështesin mirëqenien, e që janë: 1)të ardhurat; 2)shëndeti, 3)dikush ku të mbështeteni; 4)liria; 5)bujaria dhe 6) besimi.
Lumturia është realtive dhe rrallë herë mund të “matet”. Megjithatë, ndonjë herë jemi të lumtur pak, e ndonjë herë më shumë. Por kur e përmbledhim të gjithë lumturinë e popullatës, del të jemi goxha “popull i lumtur”. Sigurisht, zviceranët e kanë komoditetin të jenë pak më të lumtur se kosovarët, por as ne nuk qëndrojmë keq.
Në raportin “World Happines Report 2021” (Raporti i lumturisë botërore), zviceranët renditen në vendin e tretë, pas danezëve që renditet të dytët dhe finlandezëve që i prijnë listës së lumturisë botërore, shkruan Albinfo.ch.
E kosovarët, si popull i vogël nga 149 shtete sa janë në listë, Kosovën e kanë renditur të 33-ën sa i përketë lumturisë.
Pra, edhe pse jo më të lutumr se zviceranët, kosovarët lënë pas 116 shtete të tjera për nga lumturia.
Ndërkaq, po në këtë raport Shqipëria rënditet e 93-ta e Maqedonia e Veriut e 94-ta. E dy shtetet e tjera, që ka shumë diasporë shqiptare, Austria dhe Gjermania janë renditur në vendin e 10-të dhe të 13-të, ndonëse, ku i dihet popullata kosovare në këto shtete mund të ketë ndikuar që të rritet niveli i lumturisë.
Raporti i lumturisë botërore ka përcaktuar gjashtë faktorë që mbështesin mirëqenien, e që janë: 1) të ardhurat; 2) shëndeti, 3) dikush ku të mbështeteni; 4) liria, 5) bujaria dhe 6) besimi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











