Sport

Rashicës, çmimi ‘Lojtari i ndeshjes’

Rashica është i lumtur për golin e bukur që shënoi në fitoren 4-1 të Werder Bremen

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje fantastike nga Milot Rashica. 23-vjeçari ka shkëlqyer sërish për Werder Bremen.Ai ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren 4-1 kundër FC Heidenheim në Kupën e Gjermanisë, për çka edhe është vlerësuar, pasi në fund të takimit është shpërblyer me çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Pas ndeshjes, Rashica foli për golin dhe lojën e mirë të skuadrës.

Mua më pëlqen të gjuaj nga ajo pozitë. E pashë hapësirën dhe më pas qëllova në shenjë. Nëse nuk tentoni, ju nuk mund të shënoni nga ajo pozitë”, tha Rashica.

Jam i lumtur për golin tim. Dhe, ishte mjaft mirë që ne më pas shënuam edhe gola të tjerë”.

E kontrolluam mirë ndeshjen, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të nisim një ecuri të mirë së bashku”.