Futboll

Rashica nominohet për futbollistin e muajit nëntor në Gjermani

Milot Rashica është nominuar për çmimin e Lojtarit të Muajit nëntor në Bundesligë.

“Njeriu ynë, Milot Rashica, është nominuar për lojtarin më të mirë të Bundesligës për muajin nëntor. Votojeni yllin tonë”, shkruan Werder Bremen.

Ky nominim ishte mëse i merituar për kosovarin, i cili kontriboi me tri gola dhe dy asistime për Werderin gjatë nëntorit.