Futboll

Rashica u ka shënuar të gjitha klubeve të mëdha në Gjermani

Viti 2019 mund të quhet i Milot Rashicës. Ylli i Kosovës ka shkëlqyer me gola dhe asistime për skuadrën e tij Werder Bremen.

Rashica ka qenë futbollisti kryesor i skuadrës gjermane në këtë vit, derisa i është rritur vlera, shkruan albinfo.ch.

E nisi me gol ndaj Borussia Dortmundit, derisa viktima e fundit ishte Bayern Munich. Ndaj kampionit të Gjermanisë shënoi gol dhe bëri një asistim, por fatkeqësisht skuadra e tij u eliminua.

Se Rashica është një lojtar i madh e dëshmon edhe fakti se ai ka shënuar ndaj Schalke e Bayern Leverkusen.

Pa dyshim se Werder Bremen dhe Kosova janë me fat që kanë në radhët e tyre një yll si Rashica.