Lajme
Rast i rrallë: U vaksinua 217 herë kundër Covid-19 për 29 muaj
Një 62-vjeçar gjerman u vaksinua 217 herë kundër Covid-it gjatë një periudhe 29-mujore. Burri, i cili sipas studiuesve është “personi më i vaksinuar në histori”, nuk raportoi asnjë efekt anësor për shkak të administrimit. Për këtë ka folur edhe revista “The Lancet Infectious Diseases”, për të cilën studiuesit që ndoqën rastin thanë se sistemi imunitar i 62-vjeçarit po punon ende me shpejtësi të plotë.
Sipas studiuesve, trupi i tij nuk tregoi shenja lodhjeje, vaksina e 217-të rriti numrin e tij të antitrupave Covid. Për më tepër, ai kurrë nuk doli pozitiv me Covid dhe nuk tregoi shenja të infeksionit të mëparshëm.
Ai iu nënshtrua vullnetarisht injeksioneve të shumta kundër të gjitha këshillave mjekësore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë që të mos nxirren përfundime afatgjata nga ky rast i vetëm.
62-vjeçari, me origjinë nga qyteti qendror i Gjermanisë, Magdeburg, tërhoqi fillimisht vëmendjen e studiuesve pas disa artikujve në gazeta. Pas kësaj ata e kanë kontaktuar dhe e ftuan t’u nënshtrohet analizave të ndryshme.
Rasti u ofroi studiuesve mundësinë shumë të rrallë për të studiuar të ashtuquajturin “hipervaksinim”. Disa shkencëtarë kanë teorizuar se pas kaq shumë vaksinimeve, qelizat imune të trupit do të bëheshin më pak efektive pasi të mësoheshin me antigjenet. Por ky nuk ishte rasti për gjermanin. Sipas studiuesve, burri kishte “përqendrime dukshëm më të larta” të qelizave imune dhe antitrupave kundër virusit Covid sesa një grup kontrolli prej tre personash që kishin marrë tri vaksinat e rekomanduara.
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Zvicër
-
Forumi i Gjenevës bashkoi një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë Forumi shqiptaro-zviceran (Real Estate, investime dhe financa), i mbajtur të premten (19.04.2024) në Centre de l’Espérance/8...
-
Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas