Lajme
Në Rusi mbi një milion të infektuar, sa lidhet kjo me hapjen e shkollave
Rastet e koronavirusit në Rusi kaluan shifrën prej 1 milion të martën, përderisa shkollat dhe institucionet arsimore u rihapën në gjithë vendin.
Rusia mban vendin e katërt me më së shumti raste me koronavirus në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Por, zyrtarët thonë se më shumë se 800,000 njerëz janë rikuperuar nga sëmundja dhe se numri i të vdekurve është më i ulët se në shumë vende të tjera evropiane.
Presidenti Vladimir Putin, në një fjalim televiziv mbarëkombëtar, u tha fëmijëve të shkollës dhe studentëve të respektojnë rregullat e sigurisë së virusit.
E detyrueshme është që mësuesit të mbajnë maska në shkollat në Moskë, e cila është goditur më rëndë nga virusi sesa pjesët e tjera të Rusisë.
Sidoqoftë, mësuesit lejohen të heqin maskat në klasë kur japin mësim, me kusht që të mbajnë një distancë të sigurt nga fëmijët.
Fëmijëve në Moskë nuk u kërkohet të mbajnë maska në shkolla, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











