Lajme

Rasti i dytë i lisë së majmunit në Zvicër

Virusi u zbulua te një person në Gjenevë, i cili ishte kontaminuar “gjatë një udhëtimi jashtë vendit”, ka konfirmuar Departamenti i Shëndetësisë i kantonit, përcjell albinfo.ch.

Ai shtoi se personi i infektuar “është aktualisht në izolim, gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe aktualisht nuk kërkon shtrimin në spital”.

Gjurmimi i kontaktit është duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit që janë ekspozuar ndaj të sëmurit, thanë zyrtarët nga ky kanton.

Ky është rasti i dytë i njohur i lisë së majmunëve në Zvicër, pas atij të zbuluar në Bernë të shtunën te një person, i cili gjithashtu u infektua me virusin gjatë udhëtimit jashtë vendit.

Në nivel global, deri më tani janë zbuluar rreth 90 raste.