Bota

Rasti “Skripal”/Anglia i vendos ultimatum Rusisë

Në 4 mars në Londër është helmuar ish spiuni rus Sergej Skripal (66), sëbashku më vajzën e tij Julia (33), shkruan “Der Spiegel”. Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi para parlamentit britanik se për helmimin të Skripal dhe vajzës së tij qëndrojnë shërbimet ruse dhe i vendos një ultimatum Moskës, përcjell albinfo.ch.

Nëse dëshmohet se Moska qëndron pas sulmit ndaj Skripal, Britania këtë do ta quajë “përdorim pa leje të fuqisë” të Rusisë në territorin e saj. Ndërsa Moska ka afat dy ditë të jap sqarime për helmimin e tij në park, që plagosi 21 persona tjerë, mes tyre edhe një polic.

Skripal ka qenë një funksionar i lartë i shërbimit sekret ushtarak rus, ndërsa në 2006 për akuza spiunazhi në favor të Britanisë është dënuar me 13 vjet burg. Pas një marrëveshje shkëmbimi spiunësh, ai u ekstradua në Britaninë e madhe në 2010. Rusia ka hedhur poshtë akuzat se ka sulmuar atë.