E-Diaspora
Reagime të reja rreth stemave shqiptare në uniformat zvicerane
Edhe politikani shqiptarozviceran Arbër Bullakaj, nënkryetar i SP-së për Kantonin e St. Gallenit thotë se ushtarët që kanë bërë një veprim të tillë duhet të dënohen
Stema me shqiponjë dhe me portretin e Skënderbeut, e ngjitur në mëngën e uniformës ushtarake zvicerane, e cila u publikua pak ditë më parë në media sociale, vazhdon të shqetësojë shpirtrat në Zvicër. Gazeta “Blick” ka shkruar sërish sot në lidhje me reagimet e opinionit ndaj kësaj paraqitjeje që, bazuar në mbishkrimin e stemës konkrete, po identifikohet si “Zug shipi”.
“Ndonëse reaksionet janë të ashpra, fenomeni nuk është aspak i ri, po u shikuan me kujdes mediat sociale”, shkruan gazeta. Pastaj ajo përkujton se përveç rastit më të ri që bëri bujë më shumë, po në facebook kishte bërë xhiro (në vitin 2013) edhe një stemë e ngjashme në uniformën e një ushtareje me prejardhje shqiptare me mbishkrimin “Hello Shipi”, ku shihet një kukull me plis shqiptar, një aludim me markën japoneze Hello Kitty, transmeton albinfo.ch. Ndërsa më të shpeshta në këtë drejtim janë syzhetë me shenjat e klubeve të futbollit që vendosen në vend të stemës zyrtare të njësitit konkret ushtarak.
Ndonëse të gjitha këto janë të ndaluara të përdoren gjatë shërbimit zyrtar, autoritetet ushtarake nuk është se mund të bëjnë shumë për ndalimin e kësaj paraqitjeje. Në internet secili ushtar me pak franga mund të dizajnojë një stemë dhe ta ngjesë atë në uniformë.
Për ushtrinë është e qartë, thotë zëdhënësi i saj Daniel Riest: , vendosja e shenjave të tilla është e ndaluar. I pyetur nga gazeta e përmendur, edhe politikani me rrënjë shqiptare Arbër Bullakaj, nënkryetar i SP-së për Kantonin e St. Gallenit thotë se ushtarët që kanë bërë një veprim të tillë duhet të dënohen, përcjell albinfo.ch. “Nisur nga fakti se një gjë e tillë është e ndaluar, një dënim disiplinor do të ishte i kuptueshëm”, ka thënë Bullakaj. “Në ushtri ka rregulla të cilat duhet respektuar. Dhe kush i shkel ato, do të sanksionohet. Por për sa kohë dënimi do të jetë adekuat dhe vepra të mos dramatizohet, kjo është në rregull.
Ndërsa sociologu ushtarak nga Akademia ushtarake e ETH, Tibor Scvirscev Tresch thotë se ky fenomen tregon për “identitetet e shumëfishta” të ushtarëve që prezantohen në këtë mënyrë. Ndonëse edhe ai është irrituar nga kjo, Tresch e relativizon dukurinë, duke thënë se tri raste të tilla nuk e rrezikojnë imazhin e ushtrisë, nëpër të cilën kalojnë 18 mijë ushtarë brenda vitit. Ai po ashtu ka theksuar se ushtria gëzon imazh më të mirë te të rinjtë me prejardhje të huaj se sa te vetë zviceranët autoktonë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran ndalon piroteknikën në ambiente të mbyllura Qeveria kantonale e Valais ka krijuar gjithashtu një fond për viktimat e zjarrit. Një shumë e... -
Nestlé kërkon falje pas tërheqjes më të madhe të formulës për foshnje në historinë e saj -
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër















