Kosova
Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Sarajevës, reagon Dodik
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), në Bosnje e Hercegovinë.
Kreu i vendit tha se ftesa denigruese e kryetarit aktual të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.
E pas këtij refuzimi të Thaçit, ka reaguar anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Ai ka thënë se Kosova është ftuar në formatin siç është paraparë për këto takime.
Dodik tutje ka shtuar se thënë se nuk i interesojnë fare “ndjenjat” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnote. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, tha Dodiku për “ATV”.
Pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën.
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnjë e Hercegovina.
Cakaj në një postim në Twitter tha se trajtimi nga organizatorët i Kosovës është i papranueshëm.
Sipas tij, trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












