Futboll
Reagon Fenerbahce: “Nuk e shesim Muriqin edhe nëse marrim ofertë 30 milionë euro”
Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atl.Madrid por edhe Valencia janë duke e monitoruar ‘Gladiatorin’ e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve
Muriqi nuk është në shitje, kështu ka thënë numri një i Fenerbahces, Ali Koç.
Vedat Muriqi e ka vazhduar aty ku e la sezonin në Turqi, duke shkëlqyer tani me skuadrën e re, Fenerbahcen
Ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve sipas mediave ndërkombëtare.
Raportohet se Tottenham, Manchester United, Lazio, Atl.Madrid por edhe Valencia janë duke e monitoruar ‘Gladiatorin’ e Kosovës, por presidenti i Fenerbahces, Ali Koç, ua ka mbyllur derën të gjithëve.
Vedat Muriqi, duke i shënuar gol nga penalltia Anglisë, sfidë që përfundoi 5-3, ku “Dardanët” pësuan humbjen e parë pas 15 ndeshjeve
“Nuk e kemi blerë Muriqin për ta shitur”, është përgjigjur Koçi kur është pyetur për thashethemet e fundit.
“Ai do të qëndrojë në ekipin tonë për të na ndihmuar. Unë nuk e shes edhe nëse ato klube do të më ofronin 30 milionë euro” shkruan/Gazeta Express, percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













