Kosova
Nuk do të lejohet që Vuçiq ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve
Zyberaj shtoi se politikanë serbë të cilët janë të padëshirueshëm në Kosovë nuk do të lejohen të bëjnë vizita
Keshilltari i MPJ-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se deklarata e presidentit serb, Vuçiq, se dëshiron të vijë në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë te komuniteti serb.
Ai ka shtuar gjithashtu se nuk do të lejohet që një skenar serb të ndikojë në procesin zgjedhor dhe se do të pengonte qytetarët të votojnë lirshëm.
“Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë për të votojnë të lirë”, tha ai.
Në fund, Zyberaj shtoi se politikanë serbë, të cilët janë të padëshirueshëm në Kosovë, nuk do të lejohen të bëjnë vizita.
“Në të njëjtën kohë, edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën”, shtoi ai.
Aleksandër Vuçiq sot ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë gjatë shtatorit. E kjo po shihet si tendencë për t’i detyruar serbët që të votojnë për Listën Serbe, shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













