Opinione

Reflektimi i autoriteteve kundrejt lëvizjes së çmimeve

Qeveria në këto momente luhatjeje të çmimeve ka një mundësi te mirë, dhe ka hapësirë te reflektoj.

Ajo mund të bëjë një lëvizje të vogël, porse në treg lëvizja e saj mund të shihet në shumë dimensione të gjëra, gjë që mund të vë në lëvizje vazhdimin e qëndrueshmërisë së tregut në kohën kur ngritja e çmimeve po rritet dita-ditës.

Akciza, pylltaria, bujqësia, blegtoria, bletaria!

PYLLTARIA:

Duke filluar nga përgjysmimi i akcizës, ose për disa produkte të caktuara edhe heqjen komplet të akcizës për një kohë të caktuar.

  1. Heqjen e akcizës në naftë, gaz, kafe, lëndën e parë, etj.
  2. Subvencionimin e afaristëve që merren me pylltarinë, duke ju dhënë hapësira më të mëdha malore përpunuesve të drurit, dhe duke i ndarë në rajone që të bëhet pastrimi dhe prerja e drunjëve më të vjetër. Kjo mënyrë të kontrollohet duke selektuar dhe shënjuar drunjtë që do të prehen.

Ky sektor duket që është fare i pa shfrytëzuar dhe ku mundësia e punësimit të njerëzve mund te kaloj mijëra veta, këtë e thonë afaristët që merren me këtë fushë me vite të tëra.

  1. Aktivizimi i profesionistëve kundrejt këtij dikasteri, duket që është një potencial i mirë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe përballjen me realitetin e rritjes së çmimeve.

Këtu ka disa mënyra që mund të shfrytëzohen në zbutjen e situatës tash, dhe me qëndrueshmëri për të ardhmen.

  1. E para: investimi dhe subvencioni në hapjen e disa fabrikave në prodhimin e peletit, katrorëve e cila përveç përfitimit dhe zhvillimit të tij shteti do të arrij edhe të përfitoj mos varjen nga peleti që vjen nga jashtë shtetit, pra nga importi.
  2. Edhe pastrohen pyjet, punësohen njerëzit, paguhet taksa, dhe ruhet energjia elektrike, për shkakun se nëse zvogëlohet importi i peletit, bien çmimi, nëse bien çmimi rritet interesimi për nxehje me pelet, duke rënë konsumi i energjisë elektrike në mënyrë automatike.

Pra, nuk është e tera te bujqësia, por edhe të pylltaria!

BUJQËSIA DHE BLEGTARIA:

  1. Subvencioni sezonal kundrejt bujqve që kanë mbjellë grurin, dhe atyre që kanë zgjeruar bizneset e tyre në sera, ne ferma të kafshëve, produkte të bulmetit etj.
  2. Nëse subvencionohet bujqësia në këto momente kjo do të ndikon edhe në uljen e çmimit të vajit sepse do të preken direkt kultivuesit e farës së lulediellit.
  3. Kjo mund të bëhet duke ju ndarë bujqve përmes formave në kredi afatgjata, farën, plehun sezonal etj.
  4. Fermat duke i subvencionuar me ushqim të kafshëve, e cila do të ndikoj direkt në ruajtjen e stabilitetit rrjedhës të afarizmit të tyre.
  5. Dhënien dhe subvencionimin e grandeve në makineri dhe pajisjeve bujqësore, dërgimin e punëtorëve nga enti për punë nëpër ferma etj.

BLETARIA:

Te rriten ndihmat në blegtori duke ju dhuruar atyre pajisjet që prekin direkt zhvillimin dhe ruajtjen e bletarëve, subvencionin në shtimin e bletëve dhe pajisjeve përcjellëse.

RRITJA E PAGA DHE SEKTORI PRIVAT!

Mendoj që retorikat përcjellëse të cilat po rrinë mbi kokat e qytetarëve si trysni e vazhdueshme për rritjen e pagave nga vetëm sektori publik, ka sjellë këtë gjendje në sektorin privat.

Praktikisht shteti ishte parë dhe po vazhdon të shihet si de motivues i sektorit privat, ku shteti në mënyrë selektive promovon idenë e mbrojtjes nga trendi i varfërisë që ka kapluar qytetarët e Kosovës, vetëm një pjesë të qytetarëve të saj, ata që marrin paga nga shteti.

EPILOGU:

Ti përkujtohet shtetit se ai mund ti rrit pagat në cilën do formë që mundet, por sektori privat është ai që ia dirigjon qeverisjen dhe mbijetesën në pushtet cilit do subjekt!

Sepse sa herë që shteti flet mbi rritjen e pagave nga sektori publik, çmimet kanë për tu rritur mbi 130% në sektorin privat.

Është formulë në ekonominë e lirë, ku tregu rregullon çmimin, e jo shteti!

Për ketë arsye shteti duhet ndërruar qasjen kundrejt biznesit dhe sektorit privat!

Nuk duhet shteti ta sheh sektorin privat përmes syrit të armikut dhe ndëshkimit!

Por duhet ta sheh si partner në zhvillimin e vendit sektorin privat.

Një metër katror i banesave sot po flitet se ka arrit 1300 euro ne kryeqytet!?

Aferim!

Për albinfo.ch, Emrush T.Shkodra.